Indeksi i Çmimeve të Importit pësoi rënie për -0.4 %
Prishtimë, 16 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e katërt të vitit 2014.
Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë pësoi rënie për (-0.4 %) në TM4 2014 krahasuar me TM3 2014.
Rëniet më të mëdha të çmimeve ishin te sektorët: produktet bimore (-4.9 %); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-3.3 %); letra dhe artikujt prej saj (-2.7 %); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.4 %); shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (-2.2 %); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani
(-1.8 %); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-1.5 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-1.0 %); vajrat ushqyese (-0.6 %); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.5 %); dhe këpucet (-0.1%).
Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve te sektorët: produktet minerale (6.1 %); mjetet e transportit (3.7%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (1.1%); produktet e industrive kimike (0.8%); druri dhe artikujt e drurit (0.3%); si dhe plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.1 %).
Ndërkaq, krahasuar TM4 2014 me TM4 2013 çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej (-0.3 %). Rëniet më të mëdha ishin te sektorët: vajrat ushqyese (-3.4%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-3.1%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (-3.0%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-3.0%); produktet minerale (-1.2%); produktet e industrive kimike (-1.1%); dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-1.1%).
Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve: produktet bimore
(7.3%); shtazët e gjalla dhe produktet prej tyre (6.4%); druri dhe artikujt prej tij (1.6%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.5%); këpucët (1.2%); tekstili dhe artikujt prej tij (0.9%); letra dhe artikujt prej saj (0.7 %); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.4%); si dhe, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.2 %).