Inaugurohet Qendra moderne për shërbim të tatimpaguesve
Pejë, 25 tetor - Ministri i Financave Besim Beqaj, ka deklaruar se qeveria dhe Ministria e Financave angazhohen për zgjerimin e bazës se tatimpaguesve dhe gjithashtu edhe në digjitalizimin e shërbimeve të Administratës Tatimore e Kosovës dhe tatimpaguesve.
\"Vlerësojmë lartë punën e ATK-së në realizimin e obligimeve të parapara me planin vjetor edhe pse konsiderojmë se ka mundësi për punë më të mirë dhe më të gjithanshme, ka deklaruar sot në Pejë ministri i financave Besim Beqaj me rastin e hapjes së qendrës për shërbim të tatimpaguesve.
Ministri Beqaj me këtë rast ka theksuar se aktualisht tatimpaguesit nuk ankohen për normat tatimore, por kërkojnë tretman të barabartë dhe në këtë drejtim ATK duhet të angazhohet që të siguron një gjë te tille. Hapja e kësaj qendre mundëson përveç tjerash një qasje të tillë.
\"Ne si Qeveri dhe Ministri e Financave angazhohemi për zgjerimin e bazës se tatimpaguesve dhe gjithashtu edhe në digjitalizimin e shërbimeve të Administratës Tatimore e Kosovës dhe tatimpaguesve. Ne fuqishëm angazhohemi për respektim të ligjit dhe kërkojmë bashkëpunim me të gjithanshëm të agjencive që do të pamundëson evazionin fiskal\", tha ministri Beqaj.
Ministri Beqaj theksoi se bëhet fjalë për një shërbim të ri e të digjitalizuar që do të ju lehtësoj punën qytetarëve dha tatimpaguesve për të marrë shërbimet që kërkohen nga ATK.
Administrata tatimore e Kosovës para disa ditëve ka lansuar 4 produkte te reja, katër deklarata të reja elektronike të cilat do të lehtësojnë punën e kompanive në deklarimin e obligimeve fiskale dhe njëkohësisht do t\'ia mundësoj Administratës Tatimore të Kosovës që të përcjell në mënyrë më kualitative këtë pjesë të obligimeve të tatimpaguesve, tha ministri Beqaj.
Ai gjithashtu bëri të ditur se \"Dje është nënshkruar një marrëveshje trepalëshe ndërmjet biznesit dhe Doganat e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës si dy agjenci të rëndisë vitale të shtetit për grumbullimin e të hyrave që të komunikojmë edhe më afër me biznesin, ata të cilët me aktivitetin e tyre ekonomik kontribuojnë për pagesën e taksave dhe për mirëqenien ekonomike në përgjithësi në vend .
\"Një shërbim dhe një komunikim i tillë mundëson që gjërat të mos bëhen ad-hoc, por të kemi informim për nisma të reja, për nisma legjislative, për nisma në reformën fiskale apo për çfarëdo reforme në aspektin doganor. Pra, është një përkushtim i koncentruar dhe i fuqishëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Doganave por edhe Ministrisë së Financave, dhe në përgjithësi Qeverisë së Republikës së Kosovës që të jemi sa ma afër me tatimpaguesin, ta luftojmë së bashku ekonominë joformale\".
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, duke falënderuar ministrin Beqaj për përkrahjen e vazhdueshme tha se kjo është vizita e dytë që bashkërisht me Ministrin po vizitojmë rajonin e Pejës.
\"Zotimi i jonë i përbashkët para tre muajve ishte se do të modernizojmë dhe digjitalizojmë edhe qendrën e shërbimit të tatimpaguesve në Pejë dhe regjionet tjera, dhe kjo po bëhet realitet, krejt kjo në funksion të zotimeve tona për të ofruar shërbime kualitative. Çka edhe po kthehet me një mirëbesim dhe deklarim të vetë tatimpaguesve\".
Ai gjithashtu shtoi se \"Vlen të theksohet në përgjithësi në ATK, po bënë lansimin edhe të shume produkteve të tjera për të kompletuar ciklin e digjitalizimit të të gjitha deklarimeve elektronike dhe formave të deklaratave\".