Inaugurohet objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Rahovec
Rahovec, 23 qershor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot ka inauguruar objektin e ri për Zyrën e punësimit në komunën e Rahovecit. Me këtë rast ai tha se Rahoveci, që nga sot do të ofrojë shërbime më cilësore dhe më profesionale për qytetarët e kësaj treve.
Duke përgëzuar për punën e mirë që është kryer, ministri Abrashi tha se MPMS edhe më tutje do të fokusojë vëmendjen me projekte tjera në komunën e Rahovecit në të ardhmen.
Përveç shërbimeve administrative, këshillimeve, ndërmjetësimeve për punësim, kjo qendër do të ofrojë edhe trajnime të ndryshme për punëkërkuesit.
\"Zyra e Punësimit do të ketë një rol të ri në të ardhmen në ofrimin e shërbimeve dhe do të funksionojë brenda sistemit të integruar në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Kosovës\", thuhet në një komunikatë të MPMS-së.