Inaugurohet ndërtesa e renovuar e Gjykatës së Apelit
Prishtinë, 20 shkurt - Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket se bashku me Kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj dhe Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, do të inaugurojn ndërtesën e renovuar të Gjykatës së Apelit.
USAID-i ka bashkëpunuar me Këshillin Gjyqësor të Kosovës si dhe me gjykatat e Kosovës për të riorganizuar strukturën e gjykatave dhe për të renovuar infrastrukturën e objekteve të gjykatave, për të përmirësuar efikasitetin dhe qasjen e publikut/qytetarëve si dhe për të përmirësuar hapësirat e punës.
Ndërtesa e Gjykatës së Apelit tani është e pajisur me hapësira të mjaftueshme publike, zyre qendrore për menaxhimin e të dhënave/lëndëve, gjykatore shtesë, zyra të gjykatësve, hapësirë të punës për hulumtues ligjorë, gjykatore të renovuara me siguri shtesë dhe infrastrukturë të rregulluar.
Falë këtyre renovimeve, qytetarët do të kenë mundësi të kenë qasje jo vetëm në objektet moderne të gjykatës por edhe të kalojnë nëpër procedura shumë më të favorshme gjyqësore.