Inaugurohet ndërtesa e Gjykatës në Lipjan
Prishtinë, 13 maj - Koordinatori i Shteteve të Bashkuara për Asistencë në Evropë dhe Evroazi, Daniel Rosenblum do të marrë pjesë në inaugurimin e Ndërtesës së Renovuar të Gjykatës në Lipjan.
Zotëri Rosenblum, së bashku me Drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket dhe Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Pecin do të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ceremonia zyrtare do të mbahet:
Renovimi i Gjykatës është pjesë e Programit të udhëhequr nga USAID-i për Gjykatat Model, me fonde shtesë nga Qeveria e Norvegjisë.
Transformimi fizik i ndërtesës së gjykatës e promovon transparencën dhe efikasitetin e funksionimit të gjykatave si dy standarde kyçe për administrimin e gjykatave.