Inaugurohet ndërtesa e administratës komunale në Shtërpcë
Shtërpcë, 23 maj - Zyra e Bashkimit Evropian bën inaugurimin e ndërtesës së sapo-rinovuar të administratës komunale në Shtërpcë.
Projekti i financuar nga BE për rinovimin e ndërtesës së vjetër komunale në Shtërpcë është finalizuar me sukses.
Vetëm për këtë projekt, Bashkimi Evropian ka alokuar rreth 350,000.00 euro nga IPA 2011 dhe 2012.
Rinovimi i ndërtesës komunale është pjesë e programit të BE-së për infrastrukturën komunale sociale dhe ekonomike, i cili po mbështet zhvillimin rajonal të balancuar në Kosovë.
Nga kjo ndërtesë e re e sapo-rinovuar do të përfitojnë banorët lokalë dhe rreth 100 punëtorë komunalë.
Komuna e Shtërpcës dhe Bashkimi Evropian, përmes partnerit të tyre implementues organizojnë një ngjarje inaugurimi.