Inaugurohet laboratori i analizave fiziko-kimike të ujit
Prishtinë, 3 dhjetor - Kompania Ujësjellësi Rajonal Prishtina sot bën inaugurimin e Laboratorit të ri qëndror të analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit në KURPrishtina.
Mision i KURPrishtina sh.a. është: Furnizimi me ujë të pijshëm në pajtim me standardet e OBSH-së, maksimalizimi i kohës së furnizimit me ujë, largimi i ujërave të ndotura, mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm dhe rrjetit të ujërave të ndotura, por para së gjithash, përveq furnizimit të rregullt me ujë dhe investimeve të njëpasnjëshme në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, misioni kryesor është Cilësia e lartë e ujit të pijshëm me Standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Duke e përmbushur këtë mision, qëllimi i fundit i kompanisë është që përmes tij, të sigurohen shërbime sa më cilësore për të gjithë konsumatorët e saj në zonën e shërbimit.
Në këtë eveniment, do të marrin pjesë: Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës Blerand Stavileci dhe Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe poashtu të ftuar janë edhe Kryetarët e tetë Komunave të zonës së shërbimit të KURPrishtina sh.a. si dhe Drejtorët e Bordit të kësaj kompanie.