15 Nëntor 2024

Inaugurohet Gypi Magjistral i Ujësjellësit në Komunën e Graçanicës

Graçanicë, 17 dhjetor -  Gjatë ditës së sotme, kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KUR”Prishtina” Amir Gashi së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv Gjelosh Vataj, të ftuar nga Kryetari i Komunës së Graçanicës Vladeta Kostiç, morën pjesë në Inaugurimin e ndrrimit të gypit magjistral të ujësjellësit, Badoc-Graçanicë bashkëfinancim në mes të Komunës së Graçanicës dhe Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

Në Inaugurimin e projektit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Branimir Stojanoviç.

Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, pasi që garanton qëndrueshmëri dhe cilësi të lartë në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, për të gjithë konsumatorët e qytetit të Graçanicës dhe fshatrat përreth.

Deri më tash, gypi magjistral i ujësjellësit, si furnizuesi kryesor i kësaj komune me ujë të pijshëm, kishte plasaritje dhe intervenime të shpeshta, si pasojë e vjetërsisë së tij.

Bordi i Drejtorëve të KUR”Prishtina” sh.a. i kryesuar nga z. Amir Gashi, ritheksoi përkushtimin maksimal kundrejtë bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe bashkërendimit të investimeve, në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Graçanicës e më gjerë.

Kryeshefi Ekzekutiv i KUR”Prishtina” sh.a. z. Vataj falenderoi Kryetarin z. Kostiç për mbështjetje të vazhdueshme të të gjitha projekteve që ndërlidhen me infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit , me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së të gjithë konsumatorëve në Komunën e Graçanicës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)