Inaugurohen shtëpitë për komunitetin RAE që kthehen nga Mali i Zi
Gjakovë, 23 nëntor - Përfaqësuesit e Qeverisë, autoritetet lokale, Zyra e Bashkimit Europian, Misioni i UNHCR në Kosovë dhe Qeveria e Malit të Zi do të inaugurojnë sot 12 shtëpi në Gjakovë, të cilat janë ndërtuar për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas që janë zhvendosur nga Mali i Zi.
Ky projekt i përfunduar, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian, dhe i mbështetur nga UNHCR dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, ka siguruar zgjidhje afatgjate për 60 familje rome, ashkali dhe egjiptase të Kosovës, të cilat ishin zhvendosur në Mal të Zi dhe në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Para këtij takimi, përfaqësuesit e Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Komuna e Gjakovës dhe Zyra e BE-së/PSBE do të marrin pjesë në inaugurimin e objektit për sport në sallën e sportit \"Shani Nushi\".