15 Nëntor 2024

Implementimi i MSA-së, prioritet kryesor

Prishtinë, 27 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot përfaqësuesin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Andrew Russell, i cili është edhe koordinator i programeve për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, me të cilin bisedoi për punën e UNDP-së në Kosovë që nga përfundimi i luftës.

Presidenti Thaçi e falënderoi koordinatorin Russell për angazhimin e UNDP-së , si për rindërtimin e vendit pas luftës ashtu edhe për ngritje e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

“Do të keni përkrahjen e përhershme të Zyrës së Presidentit dhe timen”, u shpreh presidenti Thaçi.

Koordinatori i programeve për zhvillim i KB, Russell, njoftoi për pikat në të cilat UNDP është i përqendruar aktualisht në Kosovë.

Ai tha se bashkëpunimi me ministritë për të implementuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është prioritet kryesor i UNDP-së.

Krijimi i vendeve të reja të punës, lufta kundër korrupsionit dhe pranimi i Kosovës në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ishin ndër temat e tjera që u diskutuan.

“Kemi qëllimin e njëjtë”, theksoi presidenti Thaçi, “prandaj edhe kemi dhe do të vazhdojmë të kemi bashkëpunim të mirë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)