Imigrantët i sjellin më shumë dobi Evropës perëndimore
Londër, 15 janar - Imigrantët bullgarë dhe rumun i sjellin më shumë dobi se sa shpenzimeve Evropës perëndimore sidomos Britanisë së madhe dhe Irlandës, pohon ekonomisti suedez Joakim Ruist.
Ruist ka bërë llogaritje për Suedinë ku bullgarët dhe rumunët punojnë lirisht nga viti 2007 dhe për 14 vendet anëtare të BE para zgjerimit me shtete nga ish blloku komunist. Sipas Ruistit, frikësimet e disa shteteve nga barra e rëndë që mund të sjellë vallja e imigrantëve nga Rumania dhe Bullgaria nuk kanë bazë.
Përllogaritjet e tij tregojnë se një imigrant nga Bullgaria dhe Rumania sjellë 30% më shumë se sa ai vet i kushton shtetit.