Imeri e Rafuna bisedojn për bashkimin e ATK-së dhe Doganës
Prishtinë, 17 mars - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri sot ka mbajtur një takim me Drejtorin e Doganës së Kosovës Lulzim Rafuna.
Në takimin e përbashkët është diskutuar për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes dy Institucioneve në funksion të përmbushjes së obligimeve dhe ofrimit sa më të mirë të shërbimeve për tatimpaguesit, bashkëpunimin në luftimin e dukurive që shkaktojnë çrregullime në konkurrencën e drejtë në treg, luftimin e ekonomisë joformale dhe krimeve ekonomike me qëllim të eliminimit të shmangies tatimore dhe evazionit fiskal.
Gjithashtu të dy Drejtorët kanë shprehur gatishmërinë për mbështetjen e grupit koordinues për procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një Agjenci të vetme.