Imeri: ATK-së i duhet më shumë staf
Prishtinë, 22 qershor - Menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës, sot ka mbajtur takim me drejtorët e Zyrave Regjionale dhe Funksionale. Sipas një komunikate të ATK-së, qëllim i këtij takimi ishte diskutimi i të hyrave janar-qershor 2017 ku u vlerësua puna dhe angazhimi në trendin e rritjes pozitive të të hyrave.
Po ashtu, thuhet se është diskutuar lidhur me raportet e ekspertëve të FMN për implementimin e rekomandimeve në mbarëvajtje të mëtutjeshme.
Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e shtimit të numrit të stafit në vazhdimin e implementimit të planeve të punës së ATK-së, aktivitetet shtesë nga ana e Inspektorëve tatimor gjatë dhe pas orarit, aktivitetet e shtuara në mbledhjen e borxheve, ligji për falje të borxheve, vazhdimi i zhvillimit të takimeve në Zyrat Regjionale nga ana e Menaxhmentit të Lartë.
Po ashtu në takim u ritheksua respektimi i Kodit të Etikës së zyrtarëve të ATK-së, angazhimet dhe respektimi i orarit të punës.