14 Nëntor 2024

Imeri: ATK-ja ka ndërtuar besimin dhe respektin e publikut

Prishtinë, 30 qershor - Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka deklaruar se sistemi tatimor i Kosovës bazohet në parimet e vetëvlerësimit dhe përmbushjes vullnetare.

Ai në konferencën e organizuar në bashkëpunim me GIZ-in, në të cilën do të prezantohen të gjeturat e anketës “Perceptimet e tatimpaguesve lidhur me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për vitin 2015”, ka thënë se mënyra më efektive për të përfituar dhe mbajtur përmbushjen vullnetare është përmes raporteve të besimit dhe respektit të ndërsjellë në mes të ATK-së dhe tatimpaguesve të Kosovës.

“Kjo është arsyeja pse strategjia jonë përmban një theks në përmirësimin e shërbimeve tona për publikun ashtu që të mund t’i plotësojmë pritjet dhe t’i ofrojmë shërbimet që tatimpaguesit i meritojnë”, ka thënë ai.
Imeri ka deklaruar se anketa nga GIZ-i ka këtë qëllim, që të identifikohen të metat dhe dobësitë. “Bazuar në të gjeturat e kësaj ankete, ne do t’i orientojmë aktivitetet tona në mënyrë që tatimpaguesit t’i realizojnë të drejtat e tyre që u takojnë me ligj dhe nuk do të lejojmë që ato të drejta të cenohen në asnjë formë”, ka thënë ai.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)