17 Maj 2024

ILO: Papunësia e të rinjve alarmante

Gjenevë, 22 maj - Kriza ekonomike duket se ka goditur me tepër të rinjtë  ku pothuajse 13 për qind e të rinjve në mbarë botën janë të pa punë, dhe gjendja e tyre nuk ka gjasa për tu përmirësuar për katër vjet thotë një raport nga ana e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Shumë të rinj të aftë për punë janë duke u detyruar të punojnë me kohë të pjesshme dhe të pakualifikuar. ILO paralajmëron se më shumë se gjashtë milionë të tjerë janë të zhgënjyer dhe në këtë mënyrë që ata kanë hequr dorë nga kërkimi për punë.

Organizatës Ndërkombëtare të Punës thekson se qeveritë duhet të kenë më prioritet për rritjen e punësimit. Që nga viti 2007, numri i të rinjve pa punë është rritur me katër milion. Pothuajse 13 për qind e njerëzve të moshës midis 15 dhe 24 - apo pothuajse 75 milion - nuk kanë punë.

Në Bashkimin Evropian, një në pesë të rinjë janë në kërkim të punës, pohon raporti.27.9 për qind e të rinjve janë të papunë në Afrikën e Veriut që nga vitit të kaluar pas kryengritjeve të pranverës arabe një rritje prej pesë për qind në vitin 2010.

Në Lindjen e Mesme, shifra e papunësisë qëndroi në 26.5 për qind. Sipas ILO fotografia e vërtetë e papunësisë së të rinjve është edhe më pesimist.

Shumë të rinj kanë zgjeruar kohën e tyre në arsimin e lartë, sepse ata nuk mund të gjejnë punë. ILO thotë se më shumë se gjashtë milion njerëz të rinj në mbarë botën kanë hequr dorë në kërkim të punës.

Duke mos përdorur aftësitë e tyre ata janë të humbur thotë raporti, dhe nëse nuk ka asnjë përmirësim në tregun e punë shpejt situata do të përkeqësohet.

ILO sugjeron të ulen taksat për bizneset dhe të ketë stimuj për punësimin e të rinjve dhe duke ofruar më shumë programe të sipërmarrjes për të ndihmuar të filluar karrierën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)