Ilir Morina, në takimin e EPA Network
Prishtinë, 23 prill - Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Ilir Morina po merr pjesë në takimin e 24-të të EPA Network (Rrjeti i kryeshefëve të Agjencive të Mjedisit të Evropës), i cili po mbahet në Riga të Letonisë.
Në këtë takim është duke u diskutuar për implementimin e politikave të reja mjedisore, bashkëpunimin me Komisionin Evropian dhe institucionet tjera relevante mjedisore të Evropës.
Në këtë takim, ndër të tjera, është duke u diskutuar edhe për implementimin e politikave të reja mjedisore, bashkëpunimin me Komisionin Evropian dhe institucionet tjera relevante mjedisore të Evropës, zbatimin e praktikave të mira në ekonominë e gjelbër të Evropës, për kornizën programore evropian për kërkime dhe inovacion Horizon 2020 dhe mundësinë e zbatimit të tij në sektorin e mjedisit.
Morina, në këtë takim, ka udhëhequr sesionin e tretë me temën Politikat mjedisore, zhvillimet globale dhe evropiane.
Takimi do të përfundojë nesër, me çrast përveç rekomandimeve, do të ketë edhe një përmbledhje të aktiviteteve, të cilat planifikohen të realizohen gjatë këtij viti nga rrjeti EPA Network.
=