Ilir Abdullahu emërohet UD i Kryeshefit të KUR "Prishtina"
Prishtinë, 11 mars - Në Kompaninë e Ujësjellësit RajonalPrishtina sh.a. gjatë ditës së sotme është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit të Lartë Financiar, në të cilën morën pjesë komisioni dhe menaxhmenti i kësaj kompanie.
Me vendim të Bordit të Drejtorëve të KURPrishtina sh.a., Ilir Abdullahu do të ushtrojë detyrën e UD të kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, deri në zgjedhjen e kryeshefit të ri të këtij institucioni, i cili do të bëhet me konkurs të rregullt sipas ligjeve në fuqi.
Ua kujtojmë se z. Gjelosh Vataj deri më tash ishte Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë.
Ndërsa, UD i Zyrtarit Kryesor Financiar i KURPrishtina është emëruar, Sokol Duraku , në vend të z. Selatin Retkoceri .