Ilazi diskuton me Bankën Botërore aktivitetet e ardhshme të Bankës në Kosovë
Prishtinë, 1 gusht - Sot Zëvendës Ministri Ilazi priti në takim Shefin e Bankës Botërore në Kosovë z. Marco Mantovanelli. Gjatë takimit, z. Mantovanelli prezantoj Kornizen e re të Bashkëpunimit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës. Në veçanti, u diskutuan zhvillimet në sektorin e energjisë, teknologjisë informative, bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit privat.
Poashtu, gjatë takimit u disktuan prioritetet në kuadër të agjendës Evropiane, me çrast Zëvendës Ministri Ilazi prezantoj prioritetet kyçe që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe u diskutuan mundësitë e mbështetjes së Bankës Botërore për institucionet e Kosovës.