IKD dhe INPO prezantojn raportin e korrupsionit në prokurimin publik
Prishtinë, 25 qershor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik “Korrupsioni në prokurimin publik”.
IKD dhe INPO gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të trajtimit të rasteve të korrupsionit në prokurimin publik nga sistemi i drejtësisë.
Për më gjërësisht për gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet, do të diskutohen në konferencën për media.