IKAP përuron sallën e re të trajnimeve
Prishtinë, 1 mars - Në Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në një ceremoni rasti, u përurua Salla re e e trajnimeve e pajisur me 20 llap top e pajisje tjera të teknologjisë informative, donacion i GIZ-it gjerman.
Në këtë ceremoni përurimi, pos zyrtarëve të MAP-it/ IKAP-it dhe atyre nga GIZ-i gjerman, mori pjesë edhe ministri Mahir Yagcilar, i cili pasi falënderoi GIZ-in për mbështetjen e vazhdueshme, që po i bën IKAP-it dhe MAP-it në fushën e trajnimeve dhe të reformave në administrate, theksoi se me këtë donacion kaq të vlefshëm për IKAP-in po krijohen kushte më të mira për realizimin e trajnimeve.
Funksionalizimi i sallës me pajisjet moderne të teknologjisë informative i mbështetur nga projekti i GIZ-it për reformë ligjore dhe administrative, ka kushtuar 18.374 euro.