06 Nëntor 2024

IFC ndihmon Kosovën të nxisë huadhënien për biznese

Prishtinë, 26 shtator - IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës janë duke punuar së bashku për të përmirësuar procedurat vendore lidhur me falimentimin. Përpjekja është hartuar për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në Kosovë dhe për të nxitur rritjen ekonomike në të gjithë vendin.

IFC-ja do të këshillojë Qeverinë e Kosovës derisa azhurnon rregulloret e saj për falimentim. Rregullat e reja do të dizajnohen për të ndihmuar bizneset që përballen me probleme që të rimëkëmben duke lejuar që bizneset e pasuksesshme të trajtohen në mënyrë efikase, duke liruar kapitalin e vlefshëm në ekonomi. Iniciativa, e njohur zyrtarisht si Projekti për Zgjidhjen e Borxhit, do të krijojë një rrjet sigurie për bizneset dhe investitorët, i cili pritet të nxisë qasjen në kreditë e nevojshme.

“Ne do të punojmë me IFC-në për të mundësuar likuidimin e kompanive joefikase në mënyrë sa më të lehtë dhe për të mundësuar kthimin e aseteve të tyre në përdorim produktiv", tha Arbëresha Krasniqi, U.D. Ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës. "Është e rëndësishme të zvogëlohet më tej niveli i kredive të këqija në Kosovë përmes një procesi të ristrukturimit efikas ose programeve jashtë gjyqësore.”

Ndërsa Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në bërjen e një ekonomie tregu, ende ekziston një boshllëk i madh rregullator që e bën zhvillimin e biznesit sfidë. Përmirësimet në procedurat e falimentimit dhe pamundësisë paguese konsiderohen si kritike për investimet e mëdha dhe ofrimin e kapitalit në dispozicion për bizneset e mëdha dhe të vogla.

“Qëllimi ynë është që të shtyjmë mekanizmat e falimentimit të funksionojnë në praktikë në Kosovë, por gjithashtu të promovojmë procedura jashtë gjykatave dhe të përshpejtuara të ristrukturimit", tha Damien Shiels, Menaxher i Praktikës së Financave, Konkurrencës dhe Inovacionit në Grupin e Bankës Botërore. "Kjo do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit të sektorit privat të Kosovës, i cili është një burim i rëndësishëm i vendeve të punës dhe inovacionit.”

Projekti do të zbatohet në partneritet me qeverinë e Zvicrës, përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO).

“Në fund të këtij programi, ne presim që të kemi një mjedis të përmirësuar të biznesit, kornizën ligjore dhe rregullative të pamundësisë paguese dhe sektorë më të fortë financiar dhe privat", tha Patrick Etienne, drejtori i zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)