18 Nëntor 2024

IFC mbështet programin për njohuri financiare në Kosovë

Prishtinë, Kosovë, 1 korrik — IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka nënshkruar një marrëveshje me Shoqatën e Bankave të Kosovës, duke shënuar përkushtimin e përbashkët për të përmirësuar edukimin dhe njohurite financiare në Kosovë.

Edukimi mbi njohurite financiare do të ndihmojë ne rritjen e shkathtësive dhe njohurive të klientëve dhe klientëve të mundshëm të bankave në Kosovë për bazat e financave.  

Pasi që sektori financiar në Kosovë është duke u zhvilluar dita dites me shume, dhe përderisa konsumatorët me mundësi më të ulëta financiare fillojnë të shfrytëzojnë më shumë shërbime financiare, sektori financiarë ka përqendruar vëmendjen në mbrojtjen e konsumatorit dhe edukimin financiare për të siguruar që konsumatorët të trajtohen në mënyrë të drejtë. Dihet, qe mungesa e të kuptuarit të marrëdhënieve kontraktuese dhe bazave elementare të financave nga ana e qytetarëve e pengon zhvillimin e ndërmarrësisë, ekonomive shtëpiake dhe bizneseve të vogla.

Po ashtu ne mbare boten, pranohet me të madhe se të kuptuarit financiar mes klientëve të institucioneve financiare, e sidomos konsumatorëve, ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve të mesme, të vogla dhe mikro,  është i ulët.  

E themeluar në vitin 2002, Shoqata e Bankave e Kosovës (SHBK) është perfaqesuese e industrise bankare në Kosovë. SHBK përfaqëson të tetë bankat komerciale.

Ajo bashkëpunon me Qeverinë, Bankën Qendrore dhe Republikën e Kosovës, mediat dhe publikun me qëllim të mbështetjes së një industrie të shëndoshë bankare e cila kultivon zhvillimin afatgjatë ekonomik të Kosovës.
 
IFC do ta ndihmojë SHBK-në të jetësojë programin për njohuri financiare me qëllim të përmirësimit të nivelit aktual të njohurive financiare të popullatës, me përqendrim të veçantë në klientët ekzistues dhe të mundshëm bankarë në Kosovë. Ky program ofron një pako të madhe të instrumenteve, identifikon kanalet me të mira të shërbimeve dhe siguron rrjedhshmerine e porosive kyçe të programit në nivel mbarëkombëtar.

Petrit Balija, drejtori ekzekutiv i Shoqates se Bankave te Kosoves theksoi qe: “Bankat komerciale jane te interesuara te marrin pjese ne projekte qe e permiresojne kushtet socio-ekonomike te qyteatareve te Kosoves. Ky projekt ne mes te SHBKse dhe IFCse eshte nje shembull e ketij perkushtimi qe do te ndihmoje ne edukimin dhe rritjen e njohurive mbi sektorin bankar ne vendin tone”.

Në fazën fillestare të programit, do të kryhet një studim i gjerë i njohurive financiare me qëllim të vlerësimit të nivelit aktual të njohurive financiare të popullatës.

Në bazë të rezultateve të studimit do të organizohen trajnime dhe këshillime me qëllim të rritjes së njohurive financiare të klientëve ekzistues dhe të mundshëm bankarë. Veç kësaj, dizajni dhe përgatitja e materialeve të marketingut për një varg të gjerë të popullatës përmes kanaleve të ndryshme të shpërndarjes, si transmetime në televizion (TV) dhe radio; materiale të shtypura dhe shfrytëzim i teknologjive të reja (SMS dhe/ose porosi nga qendra e thirrjeve).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)