IFC mbështet Gjakovën për të përmirësuar mjedisin e biznesit
Prishtinë, 7 mars - Korporata Ndërkombëtare FinanciareIFC , anëtare e Grupit të Bankës Botërore firmosi një marrëveshje me Komunën e Gjakovës, duke shënuar një angazhim të përbashkët për të përmirësuar mjedisin lokal të të bërit biznes.
Përmirësimi i mjedisit afarist nëpërmjet thjeshtëzimit të proçedurave administrative dhe përmirësimit të shërbimeve do të ndihmojë në uljen e kostos dhe riskut së të bërit biznes në Gjakovë.
Gjakova është komuna e tretë më e mëdhe në Kosovë me gati 100,000 banorë. Gjakova është komuna e tretë e përfshirë në Projektin e Klimës së Investimeve të IFCsë.
Qëllimi i projektit është përmirësimi i klimës së investimeve në Kosovë në nivelin qëndror dhe lokal për investitorët vendas dhe të huaj. Projekti i Klimës së Investimeve po zbatohet nga IFC në bashkëpunim me Sekretariatin e Shtetit për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO).
IFC do të mbështesë Komunën e Gjakovës për të organizuar në mënyrë efektive dhe për të thjeshtëzuar proçedurat administrative si liçencat, lejet, çertifikatat dhe aprovimet.
Projekti gjithashtu do të mbështesë autoritetet vendore në krijimin e një rregjistri elektronik të proçedurave administrative të komunës, i cili do të jetë i aksesueshëm për publikun.
Kjo do të rrisë transparencën në marrëdhëniet ndërmjet bizneseve dhe autoriteteve vendore dhe do të nxisë investime të reja në Gjakovë.
Kosova u bë anëtare dhe pjesëmarrëse në IFC ne vitin 2009. Deri nw 30 Qershor 2013 IFC ka investuar në Kosovë rreth $21.1 milion dhe ka mobilizuar dhe $369.2 milion nga partnerët tanë. IFC ka investuar kryesisht në sektorin financiar dhe atë të prodhimit.
Shërbimet këshilluese të IFCsë në Kosovë kanë për qëllim të përmirësojnë klimën e investimeve, performancën e kompanive të sektorit privat dhe të tërheqin më shumë pjesëmarrje të sektorit privat në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës.
IFC (Korporata Ndërkombëtare Financiare), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni financiar zhvillimor më i madh botëror i fokusuar ekskluzivisht në sektorin privat.
Duke punuar me sektorin privat në më shumë se 100 vende, ne përdorim kapitalin, ekspertizën dhe influencën tonë për të ndihmuar në eleminimin e varfërisë ekstreme dhe promovimin e prosperitetit për të gjithë.
Në vitin financiar 2013, investimet tona arritën një masë prej $25 miliardë, duke përdorur fuqinë e sektorit privat për të krijuar punësim, nxitur inovacionin, dhe duke ju qasur problemeve më të rënda të zhvillimit në botë. Për më shumë informacion vizitoni