IFC ka investuar 50 milionë euro në kompanin Titan Cement Cyprus
Prishtinë, 27 qershor - IFC, anëtar i Grupit të Bankës Botërore ka investuar 50 milionë Euro për një pakicë aksionesh për Titan Cement Cyprus, pjesë e Grupit Grek të prodhimit të Cimentos Titan Cement, për të nxitur dhe zhvilluar biznesin e ndërtimit të shtëpiave si edhe infrastrukturën në Serbi, Kosovë dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Investimi i IFC-së do të mbështesë filialet e Titanit në Evropën Jugore si: Cemertara Kosjeric në Serbi, Cementarnica USJE në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, dhe SharrCem në Kosovë, me prodhimin e materialeve për të cilat ka kërkesë të madhe nga tregu.
Ky investim do të ndihmojë kompanitë të përmirësojnë performancën mjedisore dhe efiçiencën e energjisë të kombinuar me një kapacitet prodhimi rreth 3.5 milionë tonë çimento në vit.
Titan do të përdorë financimin e IFC-së për të mbështetur punën operacionale në Evropën Jugore në përgjigje të një nevoje në rritje për infrastrukturë dhe projekte të ndërtimit të shtëpiave në rajon, tha Michael Sigalas, Drejtor i Titan Group në Evropën Juglindore dhe Rajonin Mesdhetar Lindor. IFC është partneri ynë strategjik; ky është investimi i tretë i IFC-së në biznese rajonale të Titan Group.
IFC do ti ofrojë Titanit mbështetje në arritjen e standarteve ndërkombëtare për menaxhimin e mjedisit dhe përgjegjësive sociale në një industri që po evoluon me shpejtësi dhe që është e rëndësishme për zhvillimin e rajonit.
Investimi ynë tek Titan do të ndihmojë në krijimin e mundësive për vende të reja pune lokale, tha Guy Ellena, Drejtor për Shërbimet Prodhuese e Bujqësore në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore në, IFC.
Duke rritur veprimtarinë prodhuese në Serbi, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovë, Titani do të vazhdojë të mbajë standarde të larta mjedisore.