IFC-ja investon në Raiffeisen Bank International
Stamboll, 10 shkurt - IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, do të investojë deri në 150 milion Euro në Raiffeisen Bank International (RBI), financim i cili do të kanalizohet në filialet e bankës në Evropën Qendrore dhe Lindore, për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin në rajon.
Filialet e RBI-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Poloni dhe Rusi do të përfitojnë nga investimi i IFC-së në rritjen e kapitalit të RBI-së. Shuma përfundimtare e investimit të IFC-së do të konfirmohet kur transaksioni të mbyllet dhe pritet të kontribuojë në përmirësimin e qasjes në financa dhe fuqizimin e ndërmarrjeve private në rajon .
\"Pjesëmarrja e IFC-së në rritjen e kapitalit tonë është një sinjal i fuqishëm i besimit në bankën tonë dhe nënvizon përkushtimin e IFC-së për të mbështetur rritjen ekonomike dhe rimëkëmbjen në Evropën Qendrore dhe Lindore,\" tha Karl Sevelda, CEO i RBI .
Vendet e tregjeve në zhvillim u goditën rëndë nga kriza financiare globale dhe e Eurozonës dhe janë prekur nga derdhja e aseteve të disa prej bankave të Evropës Perëndimore. Strategjia e IFC-së në tregjet financiare të Evropës Lindore është e shtyrë nga rëndësia e bankave të qëndrueshme në rajon dhe është e përqendruar në ofrimin e shërbimeve të fokusuara investimuese dhe këshilluese për të mbështetur rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës .
Edward Strawderman, Drejtor i Asociuar i IFC-së, Grupi i Institucioneve Financiare në Evropë dhe Azi Qendrore, tha: \" Investimet e IFC-së në partnerin tonë afatgjatë, Raiffeisen Bank International, do të mbështesin filialet e bankës dhe do të rrisin qasjen në financa në katër tregje të Evropës në zhvillim . \"
Që nga viti 2008, IFC-ja ka investuar rreth 26 miliardë dollarë në Evropë dhe Azinë Qendrore, duke përfshirë mbi 7 miliarde dollare mobilizuar nga bankat partnere. Rreth 13 miliarde dollare kanë mbështetur bankat dhe tregjet financiare, nga të cilat rreth 3 miliardë dollarë eshte mobilizuar.