22 Dhjetor 2024

IFC investon në prodhues për të mbështetur rimëkëmbjen ekonominë në Kosovë

Prishtinë, 30 qershor - Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) do të investoj në kompaninë Newko Balkan LLC që është një prodhuese e shiritave transportues në Kosovë, për të ndihmuar në adresimin  e nevojave të kompanisë për kapital qarkullues gjatë pandemisë COVID-19, të rrisë efikasitetin dhe  prodhimin, të krijojë vende pune dhe të nxisë rimëkëmbjen ekonomike në vend.

Investimi ne vlerë prej  € 3.5 milion euro në kompaninë në pronësi të Özer Konveyör Band Turizm Sanayii ve Ticaret A. Ş. — një prodhues lider i shiritave transportues në Turqi — do të ndihmojë në plotësimin e kërkesës në rritje për shirita transportues industrial prej pëlhure, gome the çeliku në Kosovë dhe rreth Kosovës për të transportuar materiale me sasi të medha si mineralet dhe çimentoja. Financimi do të ndihmojë gjithashtu në gjenerimin e të hyrave në Kosovë nga eksporti duke pasur parasysh orientimin e kompanisë për eksport si dhe në forcimin e lidhjeve me furnitorët vendorë.

Ky është angazhimi i dytë i IFC-së me kompaninë Newko Balkan pas një investimi fillestar prej 5.2 milionë euro në vitin 2010 për të mbështetur kompaninë në investime dhe rinovim pas procesit të privatizimit.

“Ne ishim krenarë duke qenë investimi i parë nga IFC në Kosovë që nga pavarësia e vendit dhe sot jemi shumë të emocionuar që do të fillojmë këtë projekt të ri me IFC-në. Ky investim do të ndihmojë qëndrueshmërinë e zhvillimit tonë dhe përmbushjen e kërkesave në rritje për shirita transportues nga goma në Evropën Juglindore për shkak të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike, si dhe aktiviteteve minerare në rajon”, tha Merve Özer Yilmaz, Zëvendës Kryetare e Newko Balkan LLC.

IFC gjithashtu do të ndihmojë zhvillimin e kompanisë lidhur me politikat e saj mjedisore, sociale dhe të qeverisjes korporative, në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare në industri.

“Një nga prioritetet strategjike të IFC-së në Kosovë është të krijojë një trajektore të rritjes më të qëndrueshme dhe të orientuar nga eksporti. Kjo kredi do të ndihmojë në krijimin e vendeve të kualifiluara pune, do të rris konkurrencën në treg dhe do të dërgojë një sinjal pozitiv për investitorët”, tha Ary Naïm, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

“Kjo do të ndihmojë në rritjen e produktivitetit dhe vendosjen e Kosovës si një destinacion konkurrues për investimet e huaja direkte në sektorin e prodhimit”.  

Industria globale në fushën e shiritave transportues pritet të rritet nga 4 miliardë dollarë sa ishte në vitin 2019 në mbi 5.1 miliardë dollarë në vitin 2026, për shkak të kërkesës më të lartë nga industria e çimentos, çelikut dhe minierave dhe për shkak të rëndësisë së shiritave transportues në proceset e automatizimit. Shiritat transportues mund të ndihmojnë gjithashtu në reduktimin e ndjeshëm të emetimeve të CO2 nga kompanitë minerare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)