20 Nëntor 2024

IFC do japë një kredi prej 4.5 milionë euro për TEB-in

Prishtinë, 18 qershor - IFC, anëtar i Grupit të Bankës Botërore, po ndihmon një bankë të rëndësishme në Kosovë për të rritur kreditimin e saj në drejtim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke e bërë sektorin bankar më konkurrues dhe përmirësuar rritjen ekonomike.

IFC do japë për TEB një kredi prej €4.5 milionë që do të jetë pjesë e kapitalit dytësor të bankës, duke mundësuar rritjen e kreditimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Zgjerimi i mundësisë për financime të këtyre ndërmarrjeve në Kosovë, ku papunësia arrin në rreth 45 përqind, do të sjellë krijimin e vendeve të punës, rritje të ekonomisë, reduktim të varfërisë dhe mbështetje të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik. 

“TEB ka tashmë një partner strategjik, IFC-në, ne jemi duke punuar së bashku për të rritur cilësinë dhe shumëllojshmërinë e shërbimeve tona financiare për bizneset në Kosovë,” tha  Orkun Mungan, Drejtor në TEB.

“Ne mbetemi të angazhuar ndaj klientëve tanë në Kosovë dhe duam t’i shohim ata të rriten dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre përtej kufijve të vendit duke treguar në këtë mënyrë potencialin që ata kanë.”

Duke ofruar këtë kredi për TEB, IFC-ja gjithashtu mbështet investimet në vendet në zhvillim dhe inkurajon investitorë të tjerë të kërkojnë mundësi të tjera në Kosovë.

“Ne jemi duke punuar me TEB në Kosovë për të siguruar që edhe kompanitë më të vogla të kenë qasje me kapitalin” tha Tomasz Telma, Drejtor i IFC-së për Evropën dhe Azinë Qendrore.

“Kredia e IFC-së  do të rrisë kreditimin për kompanitë vendase në një kohë kur bizneset vazhdojnë të përballen me vështirësi në marrjen e fondeve për zhvillimin e tyre”.

Kosova u bë anëtare dhe aksionare e IFC-së në vitin 2009. Deri më tani, IFC-ja ka investuar në sektorë prodhues e financiarë.

Shërbimet këshillimore të IFC-së në Kosovë synojnë të përmirësojnë klimën e invesimeve, të rrisin performancën e kompanive dhe zgjerojnë pjesëmarrjen e sektorit privat në projektet e infrastrukturës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)