Identifikohen mangësitë e ligjit të sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë
Prishtinë, 6 korrik - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondacioni Friedrich Ebert, mbajtën tryezën me tematikë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit në vendet e punës.
Me këtë rast, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale prezantoi Draft Ligjin Siguria dhe Mbrojtja e Shëndetit në Punë, ku fokus i Inspektoratit të Punës, ishte marrja e komenteve nga palët e interesit për këtë fushë të rëndësishme për shoqërinë kosovare.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte të identifikojë mangësitë eventuale të draft ligjit në mënyrë që ato të eliminohen paraprakisht. Poashtu të analizoj gjendjen aktuale dhe sfidat për arritjen e standardeve evropiane të sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë.
Në këtë tryezë ishin pjesëmarrës përfaqësuesit e institucioneve, sindikatave, punëdhënësve, ekspertë, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.