02 Maj 2024

ICO mbështet pavarësinë e BQK-së

Prishtinë, 3 maj - Pavarësia e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) është me rëndësi shumë të madhe për reputacionin e Kosovës para investitorëve potencialë dhe bashkësisë ndërkombëtare, tha sot ICR Pieter Feith, pas takimit me Guvernatorin e BQK-së, Gani Gërguri.

ICR, po ashtu shfrytëzoi rastin për t’i uruar Qeverinë e Kosovës, BQK-në dhe Gërguri për Marrëveshjen Stand-by (MSB) për Kosovën, të aprovuar tash së fundi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, gjë që do të përmirësojë perspektivën e përgjithshme financiare dhe mbështesë stabilitetin financiar të vendit.

Aprovimi i MSB-së vjen pas përmbylljes së suksesshme nga Kosova të Programit për Monitorim të Stafit të realizuar mes muajve qershor dhe dhjetor të vitit 2001. 
ICR-ja, Pieter Feith, tha: “Pavarësia e Bankës Qendrore të Kosovës mbetet prioritet i ICO-së, gjë që është qenësore jo vetëm për funksionimin legjitim të bankës, por edhe për kredibilitetin financiar ndërkombëtar të Kosovës. Banka Qendrore duhet të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime politike.”

“E përgëzoj Gërguri për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij si Guvernator i BQK-së, si dhe dëshiroj t’i ofroj përkrahjen time të plotë për punën e tij në të ardhmen.” 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)