Ibër - Lepenci, gati ta mbushë Badocin
Prishtinë, 3 mars -Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike Ibër-Lepenc, Hajdar Beqa, ka deklaruar se ndërmarrja të cilën e drejton i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për pastrimin e kanalit në gjatësi prej 50 kilometrash Mihaliq-Besi-Çagllavicë, i cili shtrihet në territorin e katër komunave, Vushtrri, Prishtinë, Obiliq dhe Graçanicë.
Beqa në këtë intervistë për Epokën e re ka deklaruar se është bërë pastrimi i të gjithë kanalit, mirëpo për tu realizuar furnizimi me ujë kualitativ nga Liqeni i Ujmanit duhet bërë sanimin e gypit prej stacionit pompik në Çagllavicë e deri në liqenin e Badocit.
Beqa ka bërë me dije se Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc Sh.A. ka një performancë pozitive në raport me planifikimin dhe pothuajse çdo vit ka pasur tejkalim të planit të hyrave.