Hyseni: Në Ferizaj po punohet me intenzitet të shtuar
Prishtinë, 23 prill - Drejtoria për Pronë, Gjeodezi dhe Kataster gjatë 100 ditëve të para të kesaj qeverie të re komunale, ka qenë e përkushtuar në kryerjen e punëve dhe obligimeve të cilat janë të percaktuara me ligjet, rregulloret dhe aktet tjera juridike me qëllim që të jemi në sherbim të qytetareve të Komunes se Ferizajt.
Sipas drejtorit të kësaj Drejtorie, Faruk Hysenit, gjatë kësaj kohe kjo Drejtori ka realizuar një vargë punësh dhe suksese të cilat janë në kuadër të kompetencave të tij.
\"Dëshiroje t\'ju njoftoj juve dhe qytetarët e Ferizajt, me disa nga punët më të rëndesishme të cilat janë përfunduar ose jane në përfundim e sipër për gjatë kësaj kohe.\"
\"Në sektorin e Prones janë kryer shumë punë ndër më të rëndësishmet janë: Nga lëmia e uzurpimeve kemi pasur 33 kërkesa, ndërsa janë përfunduar 30 dhe 3 të tjera janë në procedur të shqyrtimit.\"
\"Në lëminë e destinimeve ishin 22 kërkesa dhe janë realizuar 19. Gjate kësaj kohe në sektorin e Pronës ishin 57 kërkesa , të realizuara 49 në procedurë 8 kërkesa\", është shprehur Hyseni.
Drejtoria e PGJK ka dhënë një kontribur të rëndëshishëm edhe në përgatitjen e dokumentacioneve dhe proceduarave për tju ndihmuar edhe ATK, që me një akcion të përbashket të mbyllen të gjitha kazinot në qyetetin e Ferizajt.
\"Në sektorin e gjeodezisë për këte kohë kemi pranuar 327 kërkesa të cilat kanë të bëjnë me: identifikime në zyre 15 kërkesa të cilat jane shqyrtuara dhe përfunduar. Coptimin e ngastrave 18 kërkesa prej te cilave 12 të përfunduara dhe 6 prej tyre jane në procedurë e sipër.\"
\"Kerkesat për produktet kadastrale që kanë të bëjne me kompanit private janë gjithësejt 135 kërkesa të kryera 121 dhe 14 në procedurë, po ashtu kemi pasur edhe kërkesa për vendosjen e megjeve ishin 14 , deri me tash 12 janë kryer dhe 2 janë në procedurë, dersa kërkesa për riregjistrim ishin 3 dhe janë ende në procedurë\", tha Hyseni.
Numri një i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Faruk Hyseni, po ashtu ka thënë se gjatë kësaj kohe është arritur që të digjitalizojnë dhe t\'i fusim në sistem të gjitha copëtimet që janë bërë, prej Drejtorisë dhe kompanive private e që janë 115 manuale.
\"Për bashkim parcelash ishin 30 lëndë prej të cilave 28 janë kryer dhe 2 lëndë janë në procedurë. Duke krahasuar periudhën e njetë të vitit paraprak, konstatojmë që Drejtoria PGJK ishte shumë e suksesshme në çdo aspekt si ne shqyrtim ashtu edhe në kryerjen e të gjitha obligimeve, po ashtu edhe ne inkasimin e mjete finaciare ishte shumë më efikase se tre mujori i vitit 2013\", ka pohuar drejtori Faruk Hyseni.
Drejtori Hyseni, ka thënë se ka pasur edhe një inkasim të sukseshëm gjatë kësaj kohe në këtë Drejtori.
\"Mjetet e inkasuara për vitin 2013 nga sektori i Gjeodezisë ishin 14114.00 euro, ndërsa në vitin 2014 janë 15317.00. Ndërsa mjetet e inkasuara nga sektori i Kadastit për tre mujorin e vitit 2013 ishin 29713.00, ndërsa këtë vit, janë inakauar 35971.00 euro\", tha Hyseni.
Ndërkaq sfidë e madhe për këtë Drejtori vazhdonë të mbetet mungesa e dokumentacionit kadastral e cila është marrë nga pushtesi serb, hezitimi i qytetarëve për të denoncuar uzurpimet e pronave, nëpër 45 zona kadastarle si dhe shqetësim tjetëer mbeten edhe rastet ku janë nga dy pronarë në një pronë, problem ky si rezultata i manipulimeve të cilat janë bërë nga pushteti serb që nga viti 1992.