Hynë në fuqi vendimi për bllokimin mallrave të Maqedonisë
Prishtinë, 9 shtator - Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha sot për Radio Kosovën, se nga mesnata ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për bllokimin e të gjitha mallrave të Maqedonisë që janë të destinuara për Kosovën.
Ajo tha se këtë ky vendim është marrë pa dëshirën e palës kosovare, por sipas saj, ka qenë i domosdoshëm.
Një ditë më parë Maqedonia vuri një taksës shtesë për shtetasit e Kosovës të cilët detyrohen që për çdo kalim individual të paguajnë nga 2 euro, për makinë 5 euro dhe për autobusë dhe kamionë nga 20 euro.