Hyn në fuqi marrëveshja e 'Lidhjes ekonomike Euroaziatike'
Moskë, 3 janar - Nga 1 janari hyri zyrtarisht në fuqi 'Lidhja ekonomike Europë Azi', një program i integrimit ekonomik të Komunuethit të vendeve të pavarura të kryesuar nga Rusia.
Që nga 1 janari i vitit 2015, shtetasit e tre vendeve: Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, nuk do të kenë nevojë të marrin leje të posaçme pune kur të punësohen në secilin prej vendeve anëtare të Lidhjes ekonomike Europë-Azi.
Sot Lidhjes Ekonomike Euroaziatike, i bashkohet dhe Armenia ndërsa më 1 maj, Kirgistani do të bëhet zyrtarisht vend anëtar.
Më 23 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin u shpreh në Moskë se Lidhja ekonomike Euroaziatike hapet ndaj të gjitha vendeve fqinje, të cilat janë partnerë bashkëpunimi të Rusisë në Lidhje dhe në Perëndim.
Sipas planit, Lidhja ekonomike Europë-Azi do të ndërtojë në vitin 2016 një treg unik të barmave dhe para vitit 2019, do të ndërtojë tregun e përbashkët të energjisë elektrike. Ndërsa para vitit 2025 do të ndërtojë tregun e përbashkët të naftës, gazit natyror dhe të nënprodukteve të naftës.
Në vitin 2025, do të ndërtohet në qytetin Almaty të Kazakistanit një institucion që do të përgjigjet për koordinimin e tregut monetar të Lidhjes ekonomike Europë-Azi