25 Dhjetor 2024

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e ministres në detyrë

Prishtinë, 24 shkurt - Hykmete Bajrami ka njoftuar se është liruar nga pozita e ministres në detyrë të Financave në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se ka kërkuar vetë këtë largim nga pozita, dhe se aktivitetin politik do ta vazhdojë si deputete e Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që janë mbajtur më 14 shkurt në Kosovë.

Ajo ka përmendur se gjatë kohës sa ka qenë në krye të kësaj ministrie, ky institucion ka pasur barrën kryesore institucionale për t’u përballur me menaxhimin efekteve ekonomive, të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Në njoftimin e saj, Bajrami ka përmendur edhe një mori vendimesh që ka marrë Ministria e Financave sa ka qenë nën drejtimin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)