20 Nëntor 2024

Huruglica: Dogana mblodhi 402 milionë euro

Prishtinë, 13 korrik - Dogana e Kosovës në pjesën e parë të vitit 2013 ka arritur t’i mbledhë 402 milionë euro nga tatimet doganore. Dogana synon që deri në fund të vitit t’i arkëtojë 915 milionë euro.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka bërë me dije se të hyrat që po vijnë nga pikat kufitare të Kosovës janë stabile dhe me trend pozitiv. Ai ka deklaruar se Kosova më së shumti është duke importuar nga Gjermania, në shumën prej 300 milionë eurosh.

Huruglica ka deklaruar se gjithmonë është edhe efekti sezonal ai i cili ndikon tek të hyrat e Doganës. Deri më datën 11 korrik Dogana e Kosovës ka grumbulluar 402 milionë euro.

\"Domethënë, është një rritje prej 4.10-përqindësh më shumë se në vitin e kaluar. Deri në fund të vitit pritet të arrijmë 8 për qind më shumë se në vitin e kaluar. Trendët aktualë janë shumë të mirë dhe pozitivë. Po punojmë të arrijmë të mbledhim 915 milionë euro, aq sa është plani buxhetor i Doganës së Kosovës për këtë vit\", ka theksuar ai.

Ai ka bërë të ditur se Gjermania është shteti i parë nga importojmë më së shumti. Pastaj janë Maqedonia, Serbia, Italia, Kina dhe Turqia. Këto janë gjashtë shtetet të cilat përbëjnë shumën dërrmuese të importeve që Kosova i realizon. Kosova nga Gjermania importon mallra në vlerë mbi 300 milionë euro.

\"Dogana e Kosovës e ka bërë sistemin e ri që është i lidhur me të gjitha doganat në regjion, në përjashtim të Serbinë, e që pritet të ndodhë në muajin shtator\", ka deklaruar ai.

Sipas tij kjo është një lidhje elektronike e shkëmbimit të dhënave, ku mallrat ende pa ardhur në Kosovë, pra si të nisen nga vendi i origjinës, apo fillojnë transit nga ai vend, ato mallra lajmërohen në kompjuterët tanë të doganës.

 

\"Kjo në realitet neve na jep kohë dhe mundësi ta bëjmë një analizë, se çfarë është duke ardhur dhe cila është vlera. Me këtë sistem nuk ekziston më mundësia për të bërë mashtrim mes dy shteteve. ka deklaruar ai.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)