Hungaria reformon sistemin e pensioneve
Budapest, 15 dhjetor - Hungaria filloi të reformojë sistemin e pensioneve. Drafti i paraqitur nga qeveria në Parlament, hasi kundërshtimin e opozitës.
Por ndërkohë, parlamenti e kaloi më 13 dhjetor, projektligjin mbi reformën e pensioneve.
Socialistët në opozitë mendojnë se qeveria me këtë reformë, thjesht po shtetëzon fondet private për sigurimin shoqëror.
Ndërsa qeveria hungareze po përpiqet të ulë borxhin e jashtëm dhe sipas saj, skema aktuale e sigurimeve, i shkakton vendit një borxh të lartë.
Nëse vazhdohet me këtë sistem, argumenton qeveria, atëherë nuk do të frenohet tendenca e rritjes së borxhit të jashtëm.
Deri në fundin e shtatorit të këtij viti, borxhi i jashtëm i Hungarisë arriti 9 miliardë dollarë amerikanë, duke zënë 80% të vlerës së përgjithshme të GDP-së.