07 Nëntor 2024

Hungaria mund të përballet me sanksione financiare të BE-së

Bruksel, 6 tetor - Komisioni Evropian i adresoi një qëndrim të motivuar Hungarisë, etapa e dytë e procedurës për shkelje hapur nga Brukseli kundër ligjit që vendos detyrime për disa OJQ dhe që shënjestron, sipas kritikëve, financierin amerikan me origjinë hungareze, George Soros.

“Pasi ka shqyrtuar me kujdes shpjegimet e paraqitura nga Hungaria, Komisioni Evropian arriti në përfundimin se vendi nuk i është përgjigjur shqetësimeve të thella të tij”, theksoi në një komunikatë ekzekutivi evropian, që i ka dhënë tashmë Budapestit një muaj kohë për të qenë në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian (BE).

Nëse përgjigja nuk do të ishte e mjaftueshme, Komisioni paralajmëroi se do ta referonte rastin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, një procedurë që mund të rezultojë me sanksione financiare.

Komisioni theksoi se Hungaria ka mungesë në përmbushjen e detyrimeve në lidhje me lirinë e qarkullimit të kapitaleve, sepse ligji i ri çon në diskriminim indirekt ndaj donacioneve për organizatat e shoqërisë civile që vijnë nga jashtë dhe i kufizon këto të fundit në mënyrë disproporcionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)