Hungaria mbështet Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik
Prishtinë, 5 mars - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë László Márkusz, të cilin e falënderoi për përkrahjen e Kosovës nga shteti Hungarez.
Gjatë takimit Ministri Bislimi e njoftoi ambasadorin Márkusz për prioritet e Qeverisë Kurti dhe adresimin e sfidave në fushën e rritjes ekonomike si dhe përmirësimin e sistemit të ujit si një ndër prioritetet e Qeverisë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.
Ndërsa, ambasadori hungarez László Márkusz e uroi Ministrin Bislimi për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Hungarez për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.