Hungaria mbështet Kosovën me projekte konkrete
Ministri Lluka ka njoftuar diplomatin me prioritete e MZHE-së, duke u ndalë te sektorët strategjikë që mbulon MZHE, siç janë energjia, minierat, TIK dhe ndërmarrjet publike, zhvillimi i të cilëve konsiderohet parakusht për zhvillim të qëndrueshëm.
Kreu i MZHE-së, ritheksoi angazhimin e tij për përmirësimin e mjedisit biznesor me qëllim të stimulimit të investimeve të jashtme dhe në këtë linjë, ftoi ambasadorin që të jetë urë lidhëse ndërmjet investitorëve hungarezë dhe Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Ministri Lluka dhe Ambasadori Markusz diskutuan për projektin për trajtimin e ujërave të zeza me vlerë prej 17 milionë euro, që vjen si kredi pa interes nga shteti hungarez për Kosovën, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Nga ana e tij, Ambasadori duke uruar Ministrin Lluka ka ritheksuar interesin e Hungarisë për avancimin e raporteve bilaterale me Kosovën në interes të të dyja vendeve.