Hungaria kërkon ndihmë financiare nga FMN
Budapest, 22 nëntor - Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi sot se ka marrë një kërkesë zyrtare për ndihmë financiare nga Hungaria dhe bëri të ditur se një kërkesë e ngjashme i është bërë nga Budapesti edhe Komisionit Evropian.
"FMN-ja ka marrë një kërkesë nga autoritetet hungareze për një ndihmë të mundshme financiare. Autoritetet e vendit i kanë dërguar një kërkesë të ngjashme Komisionit Evropian", vazhdoi FMN-ja, duke shtuar se bëhet fjalë për një përpjekje "parandaluese" nga autoritetet hungareze.