20 Nëntor 2024

Hungaria kërkon largimin e FMN-së

Budapest, 16 korrik - Hungaria do të mbyllë zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Budapest, pasi vendi ka vendosur që t'i paguajë borxhet herët.

FMN-ja e konfirmoi lajmin duke cituar një letër të guvernatorit të Bankës Qendrore të Hungarisë, Gyorgy Matolcsy.

Hungaria ishte vendi i parë europian që mori një kredi shpëtimi nga FMN-ja pas fillimit të krizës financiare globale. Në vitin 2008, ajo mori një kredi shpëtimi prej 20 miliardë euro.

Por qeveria e kryeministrit Viktor Orban, i cili mori detyrën në vitin 2010, u përpoq për të rivendosur pavarësinë ekonomike dhe shmangien e ndërhyrjes së kreditorëve ndërkombëtarë në politikat ekonomike të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)