15 Maj 2024

Hungaria i kërkon FMN-së një paketë ndihmash

Budapest, 6 janar - Hungaria po kërkon nga Fondi Monetar Ndërkombëtar një marrëveshje sa më të shpejtë për një paketë ndihmash, ndërsa vlera e monedhës së vendit, Forinta vazhdon të bjerë.

Një zëdhënës i qeverisë, i cili kryeson bisedimet me FMN-në, i tha sot gazetarëve se synimi i qeverisë është arritja sa më shpejt e marrëveshjes me FMN-në.

Muajin e kaluar Hungaria dhe FMN-ja filluan bisedimet për një linjë kredie parandaluese me vlerën e 19 deri në 26 milionë dollarëve.

Kryenegociatori hungarez në bisedime tha se qeveria është gati të negociojë pa vendosur parakushte. Qeveria hungareze kërkoi tre vjet më parë një paketë ndihmash prej 20 miliardë dollarësh nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian, kur vendi u ndesh me vështirësi të ngjashme financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)