Hungaria gati të nis ekzekutimin e 62 milionë eurove për Kosovën
Prishtinë, 24 maj - Zëvendësministri Agim Krasniqi priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë Laszlo Markusz, ku qëllimi i këtij takimi ishte rikonfirmimi i të dyja palëve për vazhdimin e realizimit të projekteve në sektor të ndryshëm të cilët parashihen nga Marrëveshja Kornizë për bashkëpunim financiar në vlerë prej 62 milionë Euro.
Në këtë takim me theks të veçantë u diskutua fillimi i veprimeve konkrete për rivitalizimin e rezervuarit të Liqenit të Batllavës.
Me këtë rast, Zëvendësministri Krasniqi shprehu gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Financave për realizimin e të gjitha obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja Kornizë.
Po ashtu, Ambasadori Marksuz u shpreh se Qeveria Hungareze është e gatshme për fillimin e ekzekutimin të Marrëveshjes Kornizë dhe avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në aspektin ekonomik.