15 Maj 2024

Hungaria drejt falimentimit

Budapest, 6 janar - Kursi i ashpër i kryeministrit hungareze Viktor Orban mund ta çojë vendin së shpejti në bankrot, sepse bisedimet e suksesshme për një shkurtim të borxhit të buxhetit deficitar nuk vihen re.

Tregjet në Hungari janë duke reaguar me pasiguri të madhe ndaj krizës politike në Hungari e po ashtu edhe monedha kombëtare aktualisht po humbet vlerën në mënyrë dramatike.

Në të njëjtën kohë shteti duhet të paguajë gjithnjë e më shumë për kreditë, sepse po zbehet besimi tek kthimi i sigurtë i kredive.

Normat e interesit të obligacioneve pesë dhe dhjetë-vjeçare u rritën në më shumë se dhjetë për qind. Indeksi standart i bursës së Budapestit ra në mënyrë të konsiderueshme.

Për Hungarinë një situatë fatale, sepse qeveria ka nevojë së shpejti për shumë para për të paguar borxhin e vonuar.

Katër vjet më parë vendit i është dashur të marrë kredi 20 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), për të shmangur falimentimin.

Shlyerja këtë vit mund ta rëndojë shumë Hungarinë për shkak të normave të larta të interesit, në qoftë se qeveria nuk arrin shpejt të rifitojë besimin e tregjeve. Por nuk duket se është kështu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)