Huat e këqija të Bullgarisë arritën 22.63 për qind
Sofje, 26 mars - Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore Bullgare kreditë e këqija dhe të ristrukturuara në Bullgari, të cilat nuk janë shërbyer më se tre muaj, janë rritur gjatë muajit shkurt me 0.6 për qind në krahasim me muajin e kaluar.
Ato janë 4.93 miliard euro, domethënë 22.63 për qind prej të gjitha huave të livruara.
Sa për kreditë e firmave, ato problematike janë 24.71 për qind, kurse tek ato për banesat kjo përqindje është 21.31.