HSBC shkurton 50 mijë vende pune
Bernë, 9 qershor - Banka më e madhe europiane HSBC do të shkurtojë afërsisht 50 mijë vende pune, me qëllim uljen e shpenzimeve dhe përmirësuar performancën e saj.
Lajmi i njoftua nga vetë banka, e cila i justifikoi këto shkurtime me uljen e të ardhurave dhe si një masa paraprake ndaj krizës financiare që ende nuk ka kaluar.
Banka sqaroi se shkurtimet e vendeve të punës do të ndikojnë në pothuajse një të pestën e fuqisë punëtore të bankës, ku përfshihen 25 mijë persona nga filialet e Brazilit dhe Turqisë, afërisht 25 mijë persona nga personeli i IT dhe të zyrave të tjera të kësaj dege.
Shkurtimet janë të më të fundit të një serie të tillë teksa stafi aktualisht është reduktuar në 208 mijë persona në total që punojnë me kohë të plotë, nga 295 mijë që ishin në fund të 2010 dhe 258 mijë në fund të 2014.
Megjithatë, procesi i shkurtimeve, i cili do të përfundojë në fund të 2017, do të pasohet me disa punësime të tjera në biznesin e bankës, por nuk janë dhënë detaje se në cilët sektorë.
Banka më e madhe europiane HSBC gjithashtu do të tkurrë tregun e shpërndarjes në më pak se një të tretën e 2.6 trilionë dollarëve të bilancit të saj, nga 40 për qind që është niveli aktual i bankës.
Strategjia e re nuk është e fokusuar vetëm në shkurtime, pasi vetë banka ka deklaruar se synon zgjerimin e saj në tregun aziatik, veçanërisht në Kinë.