17 Nëntor 2024

Hoxha nuk jep dorëheqje

Prishtinë, 23 dhjetor -  Kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Hysni Hoxha nuk e ka në plan të japë dorëheqje.
Hoxha në një konferencë për medie, ka thënë se akuzat që po i bëhen nga institucionet e drejtësisë “janë të dirigjuara nga grupet e interesit dhe të parapolitikës”.

Ai ka theksuar se në vitin 2014 kanë vendosur për më shumë se 500 ankesa të operatorëve ekonomikë, ndërsa gjysmën e tyre i kanë anuluar apo i kanë kthyer në rivlerësim.

Kreu i OSHP-së ka reaguar kundër deklaratave të prokurorit Admir Shala, i cili në një emision televiziv ka bërë me dije se ia ka ngritur një aktakuzë. “Akuzat në medie janë bërë me qëllim që unë të linçohem. Unë do ta respektoj vendimin e gjykatës dhe nuk do të jap dorëheqje, por do t’i kryej detyrat që m’i kanë besuar institucionet që më kanë zgjedhur”, ka deklaruar Hoxha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)