Hoti: Zëri i bizneseve të Kosovës dëgjohet në EuroChambers
Prishtinë, 21 tetor - Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i ka shpreh mirënjohje Safet Gërxhaliu për anëtarësim e OEK-ut në Euro Chambers.
\"Përgëzoj të gjithë bizneset anëtare të OEK-ut për këtë arritje të madhe. Zëri i bizneseve kosovare tani dëgjohet në forumin më me ndikim të biznesit në nivel evropian. Kosova, ngadalë por sigurt, po lëviz drejt integrimin në Evropë dhe komuniteti i biznesit po kontribuon shumë në këtë drejtim\", thuhet në urimin e ministri Hoti.
Sipas tij OEK-u është partner i rëndësishëm i Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për zhvillimin dhe implementimin e politikave ekonomike.
\"Reforma fiskale e ndërmarrë gjatë këtij viti dhe ndryshimet e tjera të politikave ekonomike që ka ndërmarrë Qeveria Mustafa gjatë këtij viti, janë zhvilluar në konsultim të ngushtë me OEK-un dhe kanë gjetur mbështetje në implementim. Bashkëpunimi do të vazhdojë. Pres ta takoj së shpejti z.Gërxhaliu për ta uruar personalisht\", ka thënë ai.