Hoti vlerëson bashkëpunimin mes Kosovës dhe Bankës Botërore
Prishtinë, 29 shkurt - Me rastin e vizitës në Kosovë të Zëvendëspresidentit të Grupit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller, Ministria e Financave dhe Banka Botërore sot kanë mbajtur një takim të përbashkët, në të cilin morënn pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Bankës Botërore.
Në hapje të këtij takimi Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se Për mua është nder i veçantë hapja e këtij takimi sot, takim ky gjatë të cilit do të bëhet edhe prezantimi nga përfaqësuesit e Bankës Botërore rreth raportit për Diagnostikimin Sistematik të Shtetit, prej ku edhe pastaj derivon Korniza e Partneritetit me Shtetin për vitet 2017-2020.
Me këtë rast, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ministri Hoti falënderoi Zëvendëspresidentin e Grupit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller dhe delegacionin e këtij institucioni për vizitën që janë duke e bërë në Republikën e Kosovës dhe gjithashtu i falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite që ka Kosova me Grupin e Bankës Botërore.
Ministri Avdullah Hoti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës i është mirënjohëse Bankës Botërore si një partner strategjik për mbështetjen e ofruar gjatë këtyre viteve, përgjatë të cilave vendi ynë ka kaluar nëpër procese të rëndësishme tranzicionale.
\"Së bashku me Bankën Botërore ne kemi bërë një punë të shkëlqyer në shumë sektor të cilët kanë rëndësi jetike për qytetarët e Republikës së Kosovës, siç është sektori i energjisë, ujërave, arsimit, shëndetësi etj.
Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë shtet formimit të saj ka aprovuar dokumente dhe strategji të ndryshme të cilat kontribuojnë direkt në rritjen ekonomike të vendit dhe në përgjithësi në përmirësimin e kushteve të jetesës në Kosovë.\"
\"Në këtë drejtim në muajin janar 2016 kemi aprovuar Strategjinë Kombëtare për Zhvillim për periudhën 2016-2021 e cila ka si qëllim kryesor adresimin e pengesave gjatë zhvillimit të Kosovës përmes koordinimit të politikave zhvillimore dhe proceseve institucionale.\"
\"Për më tepër, vlen të theksohet se pas marrëveshjes me FMN-në për klauzolën e re të investimeve dhe pas themelimit të Komitetit Kombëtar për Investime prej të cilit edhe derivon Lista Prioritare e Projekteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, së bashku me Bankën Botërore jemi në shqyrtim të mundësive për financimin e projekteve tjera prioritare infrastrukturore, shumë të rëndësishme për vendin, ka shtuar Ministri Hoti.
Ndërsa, zëvendëspresidenti i Grupit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller duke falënderuar Ministrin Hoti për organizimin e këtij takimi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bankën Botërore, tha se Qeveria e Kosovës po ndërton një strategji gjithëpërfshirëse, me një fokus të fuqishëm në qëndrueshmëri dhe në një rritje ekonomike që krijon më shumë vende pune.
\"Sot kemi filluar dialogun për një punë diagnostifikuese që paraqet një bllok ndërtues për partneritetin tonë në rrugën përpara, i cili kërkon diskutime dhe reagim të vazhdueshëm ndaj mundësive dhe kufizimeve që ndryshojnë, theksoi Muller.