Hoti viziton Britaninë e Madhe
Prishtinë, 3 shtator - Ministri i Financave Avdullah Hoti ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Evropianë për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH).
Gjatë kësaj vizite ministri Avdullah Hoti dhe zëvendëspresidenti i parë i BERZH-it Phil Bennett, do të nënshkruaj Marrëveshjen për projektin Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10, i cili projekt ka qëllim modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, për thellimin e integrimit rajonal dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të vendit.